Tregu Forex ose shkurtimi FX është bashkimi I dy fjaleve në gjuhën angleze foreign dhe exchange, që do të thotë tregu valutor. Volumi I tregtimit ditor në Forex është 5.5 bilion dollarë, dhe konsiderohet si tregu më me likuiditet dhe transparencë në botë.
Tregu Forex nuk është I kufizuar në një vendndodhje dhe nuk egziston vetëm një qendër sic është rasti me bursën e Nju Jorkut. Tregu Fore ështe treg ndërbankar ose Over-the-Counter –OTC. Në tregun Forex pjesëmarrësit lidhen më njëri tjetrin mes rrjeteve kompjuterike Online.
Edhe pse njihet si Treg valutor në Forex mund të tregtohen gjithashtu : nafta, ari, argjendi dhe metale të tjera të çmuara, aksione botërore dhe shumë instrumenta të tjera financiare. Tregtimi zhvillohet nëpërmjet platformës Online.
Sipas volumit të tregtimit Forex është tregu më I madh financiar në botë. Volumi ditor I tregtimit është 5.5 bilion dollarë ndërkohë qe volumi ditor në bursën e Nju Jorkut ( bursa më e madhe në botë) është 20 miliard dollarë.
    • Mundësi për të kryer transaksione të mëdha me një investim të vogël. Mund të investoni në disa tregje njëkohësisht.
    • Mund të kufizoni humbjen dhe fitimin me vendosjen e Stop Loss (ndalo humbjen) ose Limit (limito) funksione në dispozicionin tuaj.
    • Në dallim nga tregjet e tjera të cilët punojnë me kohë të kufizuar , në Tregun Forex mund të tregoni 24 orë, 5 ditë në javë.
    • Në tregjet e tjera kryesisht fitohet kur cmim rritet. Në tregun Forex mund të fitohet edhe kur kursi, cmimi bie.
    • Në tregjet me numër të vogël pjesëmaresish dhe shuma të vogla tregtimi mund të bëhen manipulime. Në tregun Forex nuk mund të bëhen manipulime si shkak i numrit të madh të investuesve nga e gjithë bota, zona gjeografike e pakufizuar nga Japonia, Azia në Europë dhe Amerikë si dhe volumi i lartë i tregtimit.
    • Tregu Forex është tregu me likuiditet më të lartë në botë.
Ekzistojnë komponentë primarë që nevojiten për të qenë të sukseshëm. Pothuajse të gjithë ekspertët bien dakord se:
Duhet patjetër të keni njohuri të mira të analizës bazë dhe teknike, të dini të menaxhoni llogarinë tuaj. Eshtë shumë e nevojshme të dini aspektin psikologjit të tregtimit dhe të jeni të disiplinuar.
Për shkak të shumës së madhe te tregis ditore, e pamundur është të manipulohet në Forex tregun.
Tregun mund ta ndiqni nëpërmjet platformës në të cilën janë paraqitur të gjithë instrumentet financiare me te cilat tregtohet në kohë reale.
Përparësia e tregut Forex është se mund të tregtoni 24 orë në ditë,5 ditë në javë. Tregtimi fillon të dielen, një orë para mesnate në orën lokale, kur hapet tregu në Zelandë e Re ,pastaj në Australi, Tokio, Hong Kong, Singapor dhe Dubai. Para mbylljes se ketyre tregjeve,hapet tregu Europian,para mbylljes se tregut Europian fillon tregu Amerikan në 14:30 deri 22:00.Pastaj prap hapet tregu në Zelandën e Re dhe kështu me radhë.

Shumica e të dhënave nga Shtetet e Bashkuara kanë një ndikim në tregjet e tjera, dhe pastaj dhe ka shumicën e pjesëmarrësve të tregut. Për këtë arsye, hapjen e tregut të SHBA në ora 14:30, atëherë ne kemi aktivitetin më të madh gjatë ditës.

FOREX TREG QENDËR VENDI TIME HAPJA ORARI I MBYLLJES
Sydney Australia 23:00 07:00
Tokio Japonia 01:00 09:00
Frankfurt Gjermania 08:00 16:00
Londër
Britania e Madhe 09:00 17:00
New York SHBA 14:30 22:30
Kursi është cmimi i valutës në cift. Monedha e parë e listuar në ciftin e monedhës është quajtur “monedha bazë” e dyta “kontra monedha” .Në ciftin e monedhës EUR/USD monedha primare, bazë është EUR ndërsa kontra monedha është USD.
LABEL VENDI TITULLI PSEUDONIMI
USD SHBA Dollar BUCK
EUR Bashkimi Europian Euro FIBER
JPY Japonia Jen JEN
GBP Britania e Madhe Paund KABAL
CHF Zvicra Franga SWISSY
CAD Kanada
Dollari Kanadez
LOONIE
AUD Australia
Dollari Australian
AUSSIE
NZD Zelanda e Re
Dollari Zelandez
KIWI
Pjesëmarësit kryesor në tregun Forex janë bankat dhe kompanitë e ndërmjetësimit, brokerimit. Lojtarët individual apo institucional marrin pjesë nëpërmjët një ndërmjetësi. Kompanitë e brokerimit ekzekutojnë kërkesat e investuesve, Bankat gjithashtu mund të veprojnë si ndërjmetës për klientët me depozita të mëdha.
Gjithmonë ekzistojnë dy numra të cilët janë të dhëne për një cift monedhash, i pari ka gjithmonë vlerë më të ulët nga I dyti. Për shembull (EUR/USD – 1,2660/1,2663). Numri i parë është i njohur si “Çmimi i ofertës” ose “shitjes”, dhe numri i dytë si “çmimi i kërkuar” ose “blerjes”.

Numri i ofertave (shitjes) përfaqëson çmimin primarë në të cilën mund ta shesim valutën kryesore, kërkesa (blej) është valuta dytësore. Në këtë rast, është çmimi me të cilin ju mund të bleni EUR, dhe të shesim USD.

Investuesi nuk shet apo blen një monedhë me çmimin e plotë të tregut. Vlera e monedhës jepet me dy çmime: i shitjes(ofruar) dhe I blerjes (kërkuar). Diferenca ndërmjet të dy çmimeve quhet spread. Me fjalë të tjera, spread është fitimi , dmth diferenca mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes.
Lot-i është njësi tregtimi në tregun Forex . Madhësia standarde është 100,000 dollarë amerikanë.Shumë kompanii brokerimi përdorin minilot (10.000 dollarë) si njësi bazë, madje edhe mikrolot (1.000 dollarë).
PIP është shkurtimi i shprehjes në gjuhën angleze ,,percentage in point’’. PIP është njësia më e vogël për ndryshimin e kursit.
Leverage që në përkthim do të thotë” levë”,është mekanizëm I cili ju mundëson të tregtoni transaksione më të mëdha me investimet tuaja.Monedhat në përgjithësi luhaten më pak nga aksionet,kështu që leverage është investim i rëndësishëm.Shkalla e lartë e leverage mundësohet gjatë tregtimit në tregun Forex , mund të jetë fitimprurëse për ju por dhe e kundërta. Leverage mund tju sjellë përfitime të larta por dhe humbje të mëdha.
Krijuesit e tregut ose dealer janë bankat e specializuara në këtë fushë, të cilet mundësojnë shitjen ose blerjen. Krijuesit e tregut nuk krijojnë marrëdhënie personale me klientët, dhe puna e tyre nuk është e menaxhimit i portofolit ose ndërmjetësimit. Klientët jan të detyruar të kryejnë transaksionet e tyre. Krijuesit e tregut përpiqen të sigurojnë një ekuilibër mes kërkesës dhe ofertës në treg,dhe mbajnë regjistër të tregtimit.